Zyrtarët e Al Hilal janë në Paris për të finalizuar një marrëveshje me Lionel Messin, i cili së fundmi konfirmoi largimin e tij nga Paris Saint-Germain, transmeton Gazeta Metro.
Delegacioni saudit synon të takojë babanë dhe agjentin e Messit, Jorge Messi, për të përfunduar nënshkrimin sa më shpejt të jetë e mundur.
Nëse gjithçka shkon mirë, Messi do të nënshkruajë një kontratë të re me Al Hilal dhe klubi do ta shpallë marrëveshjen para fundjavës.
Ndërkohë, është raportuar se Karim Benzema, i cili po largohet nga Real Madrid, ka nënshkruar me Al-Ittihad, një klub me qendër në Jeddah të Arabisë Saudite, siç raporton Dhakatribune.
Arabia Saudite ka investuar shumë në marrëveshjet sportive për të përmirësuar imazhin e saj dhe për të tërhequr turizmin dhe investimet. Duke përfshirë lëvizjen e Cristiano Ronaldos në Arabi.
Messi u suspendua së fundmi nga PSG për një udhëtim të paautorizuar në Arabinë Saudite, ku shërben si ambasador i turizmit./gazetametro.net