Loading…

Arabia Saudite fajëson Iranin për sulmin në Gjirin e Omanit

  • 16/06/2019 | 17:13

Arabia Saudite fajëson Iranin për sulmin në Gjirin e Omanit

Arabia Saudite ka fajësuar Iranin për sulmet ndaj dy depozituesve të naftës në Gjirin e Omanit, shkruan Gazeta Metro.

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman, ka thënë tha se vendi “nuk do të hezitojë” të përballet me kërcënime kundër popullatës apo interesave.

“Regjimi iranian nuk e ka respektuar vizitën e kryeministrit të Japonisë në Teheran si dhe derisa po qëndronte atje, ai sulmoi dy cisternat, një nga të cilat ishte e Japonisë. Ne nuk duam luftë në rajon, por ne nuk do të hezitojmë të marrim masa për ndonjë kërcënim ndaj popullit tonë, sovranitetit, integritetit dhe interesave vitale”, tha Muhammed bin Salman, në një intervistë.

Tensionet kanë shënuar rritje pas dy sulmeve të fundit ndaj dy anijeve në rajonin e Gjirit Persik, për të cilën Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tjerë, kanë fajësuar Iranin../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë