Loading…

Arabia Saudite tregon masat shëndetësore që do zbatohen gjatë sezonit të Haxhit

  • 06/07/2020 | 11:38

Arabia Saudite tregon masat shëndetësore që do zbatohen gjatë sezonit të Haxhit

Arabia Saudite njoftoi protokollet shëndetësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri në sezonin e haxhit 2020, duke ndaluar mbledhjet dhe takimet midis pelegrinëve, tha agjensia shtetërore e lajmeve të hënën, transmeton Gazeta Metro.


Arabia Saudite vendosi në qershor të kufizojë numrin e pelegrinëve vendas që frekuentojnë haxhin në rreth 1.000,  për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi ndaloi muslimanët të vizitojnë atë.

Prekja e Qabes, do të ndalohet gjatë haxhit këtë vit, dhe do të vendoset një hapësirë sociale në distancë prej 1.5m ndërmjet secilit pelegrin gjatë ritualeve, përfshirë lutjet në masë.

Gjithashtu, hyrja në vendet e shenjta të haxhit në Mona, Muzdalifah dhe Arafat do të kufizohet në ata me leje haxhi duke filluar nga 19 korriku deri më 2 gusht, dhe veshja e maskave gjatë gjithë kohës do të jetë e detyrueshme si për pelegrinët, ashtu edhe për organizatorët./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë