Loading…

Arban Abrashi thyen rëndë ligjin, del në fushatë me COVID-19

  • 27/11/2020 | 23:15

Arban Abrashi thyen rëndë ligjin, del në fushatë me COVID-19

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka bërë një shkelje tërëndë ligjore. Pas nëntë ditëve që ka njoftuar se është i infektuar me virusin Covid-19, Abrashi ka dalë në fushatë për zgjedhjet lokale në Podujevë.


Sipas rregullave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, secili nga të infektuarit duhet të qëndrojë në izolim dy javë (14 ditë).

Abrashi ka lajmëruar në Facebook se është infektuar me këtë virus më datën 18 nëntor.

Në këtë mënyrë përveç që ka thyer çdo rregull të vendosur nga Qeveria në të cilën bënë pjesë Abrashi ka rrezikuar shëndetin publik.   Ai do të duhej të mabronte periudhën e izolimit më 1 dhjetor.

Ndërkohë sipas Ligjit pë Pandeminë ai mund të dënohet me 500 euro gjobë.


Ndërkohë kandidati i LDk për kryetar të Podujevës në Kanal10 ka thënë se ai është shëruar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë