Loading…

Arbana Xharra bëhet pjesë e debatit Musliu-Ismaili

  • 14/07/2017 | 08:21

Arbana Xharra bëhet pjesë e debatit Musliu-Ismaili

Arbana Xharra nga PDK’ja i është bashkuar debatit të ashpër në mes të bashkëpartiakes së saj, Ganimete Musliut me deputetin e zgjedhur të Vetëvendosjes, Fisnik Ismailin.


Xharra ka kritikuar faktin që asnjë përfaqësues i Vetëvendosjes nuk u distancua nga gjuha e Ismailit, duke përmendur rastin kur ajo u distancua nga gjuha e Hajdar Beqës nga PDK’ja, kur ai përdori gjuhë të rëndë ndaj kryetares së Gjakovës, Mimoza-Kusari Lilës, shkruan gazetametro.net

“Une personalisht jam distancu nga bashkepartiaku Hajdar Beqa kur perdori gjuhe fyese ndaj Mimoza Kusarit, sot asnjë përfaqësuese e Vetëvendosjes dhe asnje grua nga partite tjera nuk pati guxim te kritikoi gjuhen denigruese deri ne skaj te Fisnik Ismailit ndaj Ganimete Musliut. Me keqardhje me duhet te ju them shumices prej juve, ju nuk perfaqesoni vlera pos interesa personale, kur jeni ne gjendje me heshte kur fyhet kaq rende nje grua. Turp per ju”, ka shkruar ajo. /gazetametro.net

Këtu mund të gjeni reagimin e Musliut ndaj anëtarit të VV’së, Dardan Sejdiut, pjesë e së cilit postim janë edhe disa fjalë të saj për Fisnik Ismailin.

Kurse, këtu mund të gjeni reagimin e Ismailit ndaj saj.

Dardan Sejdiu gjatë ditës së djeshme ka paditur Ganimete Musliun dhe Abelard Tahirin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë