Loading…

Arbana Xharra flet për herë të parë për sulmin fizik ndaj saj

  • 18/05/2017 | 20:45

Arbana Xharra flet për herë të parë për sulmin fizik ndaj saj

Anëtarja e re e PDK’së, Arbana Xharra flet për herë të parë pas aderimit të saj në PDK, që u përcoll me shumë kritika ndaj saj e më pas edhe me një sulm fizik në parkingun e banesës së saj.


Ajo tregoi se si ndodhi i gjithë sulmi, kur ajo u kthye në Prishtinë. Xharra tha se ishin dy persona, ata tentun të më ndalin por nuk tentuar të më dhunojnë.

”Në ora 1 e 5 jam kthyer në Prishtinë, shumë lirshëm jam nis shkallëve, jam kthyer te vetura ime. Thash ti marrë gjërat dhe ta dorëzoj nesër veturën. Unë me dritë të telefonit e kam hap veturën, për një moment jam tërheq prej flokëve prapa, komplet panika ka qenë të frymarrja. Kam bërë përpjekje të lirohem. Dy persona më kanë tërheq njëri më ka mbyll gojën tjetri më ka tërheq. Pjesë pjesë më kujtohen. Me kokë jam përplas për muri, aty kam hup vetëdijën.Aty është fol diçka, janë ndij shumë parë këmbë,” u shpreh Arbana në emisionin Komiteti.

‘Lëndimet i kam prej gjunjëve teposhtë. Nuk është tentu të zhvishem, është tentu të ndalem mos të bërtas. Në ato momente, 1 milonë gjana më kanë ardh në mend,’ tha ajo.

Arbana dyshon se dikush ka përcjell atë deri atje, dhe ka qenë diçka e organizuar.

Ndryshe, Arbana ka përmendur të gjitha reagimet që ka marrë menjëherë pas aderimit të saj në Partinë Demokratike, duke folur edhe për ata që, sipas saj, e linçuan mirëpo u inkuadruan edhe vetë në parti të tjera./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë