Loading…

Arbana Xharra nis fushatën krah Veselit (Foto)

  • 11/05/2017 | 14:27

Arbana Xharra nis fushatën krah Veselit (Foto)

Kreu i PDK’së Kadri Veseli së bashku me anëtaren më të re të kësaj partie, Arbana Xharrën kanë takuar sot një grup sipërmarrësish kosovarë.


Veseli nuk la pa përmendur as moton e partisë së tij në këto zgjedhje, #FillimiiRi ka shkruar ai në publikimin e tij në rrjetin social Facebook, përcjell gazetametro.net

“Arbana dhe unë u takuam sot me një grup sipërmarrësish të jashtëzakonshëm kosovarë, gra dhe burra që po investojnë dhe krijojnë vende pune në ndërmarrjet dhe komunitetet – duke u mundësuar fëmijëve të tyre dhe gjithë Kosovës një #FillimiRi”,  ka shkruar Veseli.

Ai tutje ka treguar edhe historitë e sipërmarrësve që ishin të pranishëm në këtë takim.

“Adelina pati disa kursime të vogla familjare të cilat i përdori për investime dhe tani zotëron një furrë të famshme që punëson 30 persona. Armendi ka punuar në fushën e teknologjisë informative, ka vendosur të hyjë në sektorin e bujqësisë dhe tani prodhon frutat dhe perimet tona vendore, ushqimin e Kosovës për qytetarët e Kosovës! Mustafa nga Ferizaj prodhon ashensorë, ndërkaq Fetia është dëshmuar si një menaxhere e shkëlqyeshme në industrinë e shpërndarjes së ushqimit. Labi ka investuar buxhetin e familjes për të promovuar turizmin në Brezovicë dhe tani ka siguruar fonde norvegjeze për një hidrocentral të vogël”, tha Veseli.

Veseli tha se këta janë disa nga njerëzit që do të krijojnë më shumë vende pune dhe Veseli do të jetë pranë tyre dhe mijëra ndërmarrësve të tjerë tani që po e nisin një kapitull të ri në zhvillimin e vendit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë