Loading…

Arben Gashi i reagon Isa Mustafës: Tjerat i flasim me kohë

  • 15/11/2021 | 14:25

Arben Gashi i reagon Isa Mustafës: Tjerat i flasim me kohë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së i ka reaguar ish kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafës, i cili para disa ditësh tha se nuk ishte kërkesë e SHBA’ve që të rrëzohej qeveria Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Ishte Gashi që në një emision televiziv tha se ishte kërkesë e SHBA’ve, në veçanti e të dërguarit special Richard Grenell, që të rrëzohej Qeveria Kurti.

Ai madje tha se çdo ditë iu vinin mesazhe që i numëronin ditët  e mbetura për të rrëzuar Qeverinë.

Por këtë e mohoi Isa Mustafa më pas, që atë kohë ishte në koalicion me VV’në.

E sot Gashi i ka reaguar Mustafës, duke i thënë se nuk janë dy të vërteta për një gjë.

“E verteta eshte nje dhe asnjehere nuk ka dy te verteta per te njejten gje” – miqesi e perjetshme me SHBA dhe perjetesisht me te verteten.

Tjerat i flasim me kohe’’, shkroi Gashi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë