Loading…

Arben Gashi: Prej kur ka qenë Isa Mustafa kryetar Prishtine, VV s’ka kryer asnjë projekt

  • 11/10/2021 | 21:58

Arben Gashi: Prej kur ka qenë Isa Mustafa kryetar Prishtine, VV s’ka kryer asnjë projekt

Arben Gashi i VV’së ka kritikuar qeverisjen e Vetëvendosjes në Prishtinë. Thotë se VV ka qeverisur më gjatë se Mustafa në Prishtinë por për dallim prej Mustafës, s’kanë punuar asgjë.


“Edhe Prishtina nën qeverisjen e LDK’së ka pasur transformim për të mirë. Kanë kaluar tetë vjet e nuk ka asnjë zhvillim”, tha Gashi në Pressing.

“Nuk po du me hi me mbrojt Isa Mustafën, as me e arsyetu. Isa Mustafa ka qeverisë gjashtë vjet, Vetëvendosja ka qeverisur me Prishtinën gjashtë vjet e gjysmë”, shtoi ai.

“Isa Mustafa ka qeverisë më pak se Isa Mustafa. Më thuani një projekt që e ka bërë Vetëvendosje në Prishtinë. Unë t’i them 100 projekte që i ka bërë Isa Mustafa në Prishtinë. I ka bërë 27 shkolla për dy vjet, i ka bërë 17 qendra të Mjekësisë Familjare, komplet Rruga B, Ujësjellësi….”, theksoi Gashi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë