Loading…

Arbër Kullashi fiton medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar ‘Alpe Adria’

  • 26/01/2020 | 17:45

Arbër Kullashi fiton medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar ‘Alpe Adria’

Sot (e diel) në turneun ndërkombëtar ‘Alpe Adria’ në Lignano të Italisë janë ndeshur grupmosha e Juniorëve U21, transmeton Gazeta Metro.


Atje u ndeshen Arbër Nikqi (-66kg), Selim Berisha (-73kg), Arbër Kullashi (-81kg), Rios Kuka (-90kg) dhe Shpati Zekaj (-100kg).

Arbër Kullashi (-81kg) fitoi 4 ndeshje dhe humbi 1, ai në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesin nga Bosnja dhe Hercegovina Kerim Hasic, në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari dhe Ippon italianin Simone Sepulveres. Kullashi në çerekfinale mposhti me Wazaari italianin tjetër Gabriele Sammartino. Në gjysëmfinale mposhti me Wazaari italianin, Simone Praiotto. Kullashi në finale humbi me Ippon nga italiani, Mattia Gallina dhe u stolis me medalje të argjendtë.

Shpati Zekaj (-100kg) në ndeshjen e parë mposhti me Ippon italianin, Danilo Gaggero. Në gjysëmfinale Shpati u lëndua gjatë ndeshjes me italianin Gennaro Pirelli dhe kështu nuk mundi të vazhdonte tutje, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

Rios Kuka (-90kg) fitoi 2 ndeshje dhe humbi 2, ai në ndeshjen e parë mposhti me Ippon italianin Gabrielle Giannelli, në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari italianin tjetër Luca Pigozzo. Kuka në çerekfinale humbi me Ippon nga garuesi italian Gianluca Iudicelli dhe u kualifikua të ndeshej në repasazh, ai në ndeshjen e parë të repasazhit humbi me Ippon nga italiani Raffaele Verdirame dhe nuk vazhdoi tutje.

Arbër Nikqi (-66kg) fitoi 1 ndeshje dhe humbi 1, në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe Ippon italianin Thomas Berluti, në ndeshjen e dytë humbi me Ippon nga italiani tjetër Maria Simone Corrao dhe përfundoi garën.

Selim Berisha (-73kg) fitoi 1 ndeshje dhe humbi 1, në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesin italian Matteo Virgilio, në ndeshjen e dytë ai humbi me Ippon nga italiani Gioele Greco dhe përfundoi garën. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë