Loading…
Ardian Ismajli në radarin e gjigantit evropian
  • 12/02/2019 | 18:33

Ardian Ismajli në radarin e gjigantit evropian

Mbrojtësi i Hajduk Split, Ardian Ismajli, pas lojërave të mira ka rënë në radarin e gjigantit ukrainas dhe evropian, Shaktar Donetsk.


Skautët e klubit ukrainas kanë qenë në Kroaci për ta përcjellë lojtarin me ftesën e agjentit të njohur shqiptar, Elver Raça.

Mediat krate shkruajnë se kjo histori ka kuptim, pas së fundmi në përgatitjet e zhvilluara në Antalia, Hajduku mundi Shakhtarin me rezultat 4-1.

Që nga ky moment, besohet se skautët e klubit kanë filluar të sillen rreth Hajdukut, ku Ismajli është një nga lojtarët më të rëndësishëm, transmeton Telegrafi.

Ata ishin të pranishëm n ndeshjen ndaj Lokomotivës, ku mbrojtësi shënoi një gl të bukur me kokë.

Agjenti i lojtarit Raça e kishte sjell edhe Atalantan që ta përcjell nga afër mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare.

Ismajli nuk kishte zhvilluar asnjë minutë në atë ndeshje kur erdhën italianët dhe ishin zhgënjyer.

Tani Ismajli po lulëzon dhe çmimi i tij po rritet. Hajduku tani po buzëqeshë pas ka një mbrojtës të ri dhe me të ardhme në skuadër.

Ismajli ka qenë pjesë e Kosovës, por ishte larguar pas disa mosmarrëveshjeve me trajnerin Bernard Challandes.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë