Loading…

Ardian Nuhiu pas barazimit me Trepçën’89: Kur e shoh përfundimin, duhet të jemi të kënaqur

  • 13/08/2022 | 19:37

Ardian Nuhiu pas barazimit me Trepçën’89: Kur e shoh përfundimin, duhet të jemi të kënaqur

Skuadra e Dritës nuk e filloi në mënyrën më të mirë edicionin e ri të Superligës së Kosovës. ‘Intelektualët’ barazuan 2-2 kundër Trepçës’89 në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë. Pas ndeshjes ka folur trajneri i klubit, Ardian Nuhiu, i cili ka thënë se nuk kanë luajtur ashtu siç ishin përgatitur, transmeton Gazeta Metro.


Pas 45 minutave të para mitrovicasit ishin në avantazh të dy golave, ku brenda tre minutave në minutën e 36’të dhe 39’të shënoi dy herë sulmuesi, Christian Mba.

Megjithatë, mysafirët në pjesën e dytë u këndellën dhe në minutën e 72’të rezultatin e ngushtoi, Drilon Islami, ndërsa disa minuta më vonë barazoi gjithçka, Ardit Tahiri.

Ardian Nuhiu pas këtij takimi ka deklaruar se kur e sheh përfundimin e ndeshjes, atëherë duhet të ndahen të kënaqur me një pikë të arritur sot në Mitrovicë.

“Filluam keq. Ishim me vonesë dhe nuk luajtëm ashtu siç ne ishim përgatitur. Ishim të ngathët dhe krijuam pak raste. Ne nuk realizuam më herët, ndërsa kundërshtari i shfrytëzoi mundësitë që i pati. Pas gjithë asaj që shkoi keq, kishim edhe zëvendësime të detyrueshme. Dhe kur e shoh përfundimin e ndeshjes, duhet të jemi të kënaqur”, tha ai për ArtSport.

Sot u zhvilluan edhe dy ballafaqime tjera në javën e parë të Superligës së Kosovës, ku Gjilani mposhti me rezultat 3-2 Ferizajn, kurse Prishtina shënoi fitore 1-2 ndaj Dukagjinit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë