Loading…

Arditi thyen rregullat e Big Brother, zarfi i zi mbërrin për të

  • 26/10/2021 | 14:15

Arditi thyen rregullat e Big Brother, zarfi i zi mbërrin për të

 Të qenit pjesë e lojës se ‘’Big Brother’’ do të thotë edhe respektim i rregullores së vendosur nga ‘’Vëllai i Madh’’.


Këtë gjë duket se nuk e kanë treguar disa prej banorëve të cilët janë paralajmëruar disa herë për rregullat e shtëpisë.

Ditë më parë, një zarf i zi i kërkoi banorëve që të përgatisnin valixhet e tyre për shkak të neglizhencës së treguar ndaj rregullave të lojës.

Mëngjesin e sotëm, sërish një zarf i zi mbërriti në shtëpi po këtë herë i dedikuar vetëm ndaj një banori të vetëm.

Arditi ka rezultuar se ka fikur qëllimisht mikrofonin e tij, por gjithashtu shpeshherë ka akuzuar produksionin për mungesë transparence.

‘’Vëllai i Madh’’ i ka sqaruar Arditit se kjo është paralajmërimi i fundit për të, dhe në rast se sjellja e tij nuk do të ndryshojë do të merren masa nga produksioni deri në eleminimin e përhershëm të tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë