Loading…

Argjentina ‘e fortë’ për Meksikën, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka

  • 26/11/2022 | 22:01

Argjentina ‘e fortë’ për Meksikën, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka

Argjentina ka shënuar fitore të rëndësishme në Kupën e Botës “Katar 2022”.


Të përzgjedhurit e Lionel Scalonit fituan kundër Meksikës, në ndeshjen e dytë në Grupin C.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Lusail Iconic Stadium” përfundoi me rezultatin 2:0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por “Albiceleste” në pjesën e dytë siguruan fitoren e parë në këtë turne.

Fillimisht shënoi Lionel Messi në minutën e 64-të, e më pas edhe Enzo Fernandez në minutën e 87-të. Të dy futbollistët shënuan gola tejet të bukur.

Argjentina pas kësaj fitore ka 3 pikë dhe renditet e dyta në grup, me vetëm një pikë më pak se kundërshtari i radhës, Polonia, që pozicionohet e para.

3 pikë ka edhe Arabia Saudite si e treta, kurse Meksika është e fundit me vetëm 1 pikë. /Gazeta Express/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë