Loading…

Argjentina triumfon ndaj Uruguait, Brazili ndalet nga Kolumbia

  • 11/10/2021 | 08:23

Argjentina triumfon ndaj Uruguait, Brazili ndalet nga Kolumbia

Kanë përfunduar edhe pesë ndeshje në orët e mesnatës për kualifikimet në Kupën e Botës në Amerikën Jugore.


Argjentina ka fituar bindshëm derbin ndaj Uruguaiait, derisa Brazili ka barazuar me Kolumbinë, shkruan lajmi.net.

Argjentina ishte dukshëm më e mirë se Uruguai dhe mori me plotë meritë pikët e plota.

Lionel Messi hapi serinë e golave pas një asistimi të Lo Celsos (38′).

Pas vetëm gjashtë minutave, De Paul dyfishoi avantazhin, me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Ndërsa, goditjen finale ia dha Lautaro Martinez në minutën e 62-të.

Me këtë fitore, Argjentina renditët e dyta me 22 pikë, gjashtë më pak se lideri Brazili, derisa Uruguai zë pozitën e katërt me 16 sosh.

Ndërkohë, Brazili pas tetë fitoreve radhazi është ndalur në barazim pa gola nga Kolumbia.

Ndeshja ishte e baraspeshuar me Brazilin që posedonte, mirëpo asnjëra skuadër nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetën kundërshtare.

Të gjitha rezultatet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë