Loading…

Argjira Spanca e konfirmon lidhjen me Gracianon: ‘Mos aktroni sikur se dini’

  • 16/05/2021 | 16:25

Argjira Spanca e konfirmon lidhjen me Gracianon: ‘Mos aktroni sikur se dini’

Graciano Tagani dhe Argjira Spanca ishin kryefjala e mediave rozë gjatë gjithë kësaj jave. Dyshja e njohur i surprizuan të gjithë, teksa u mësua se ata kanë disa muaj që janë në një lidhje me njëri-tjetrin. E para ishte gazeta “Panorama”, që zbuloi se mes Argjirës dhe Gracianos ka diçka më shumë përtej marrëdhënieve të punës.


Dhe më në fund pas gjithë aludimeve, Argjira dhe Graciano e kanë konfiruar vetë me gojën e tyre lidhjen ditën e sotme. Teksa ishin duke diskutuar për vërtetësinë e çifteve në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell”, dyshja pranuan se janë bashkë.

Edi Manushi pyeti të ftuarit se cilët janë beqarë dhe Graciano me Argjirën u ngritën dhe me shaka nxituan të dilnin nga studioja për të mos folur për historinë e tyre. Por ata u rikthyen dhe me një buzëqeshje e sytë plot shkëlqim pranuan se janë bashkë. Ata thanë se kolegët e tyre në “E diell” e kanë ditur prej kohësh këtë gjë.

“Mos aktroni se ju e dini që e kam shumë inat këtë gjë. Ju e dinit të gjithë, pse bëni sikur se dini”, u shpreh Graciano.

Për t’i ngacmuar, Manushi i tha me shaka Argjirës se si ka mundësi që mes miliadra njerëzve në botë zgjodhi Gracianon si partnerin e jetës.

“Po pse mo të duket zgjedhje e keqe?”, u shpreh ajo, teksa shihte gjithë dashuri Gracianon.

Epo tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë çiftit jetë të lumtur bashkë!

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë