Loading…

Arianit Ahmeti fiton betejën ligjore ndaj Agim Ademit: Inspektorati i Punës gjen një mori shkeljesh në vendimin e FFK’së

  • 21/05/2020 | 18:52

Arianit Ahmeti fiton betejën ligjore ndaj Agim Ademit: Inspektorati i Punës gjen një mori shkeljesh në vendimin e FFK’së

Me 4 dhjetor, FFK me në krye Agim Ademin e kanë larguar nga puna, zv-sekretarin Arianit Ahmeti, pasi ky i fundit kishte shfaqur interesimin për të kandiduar për kryetar të Federatës.


Ahmeti e kishte parë si të pa drejtë këtë vendim dhe është ankuar në organet kompetente.

Gjatë ditës së sotme ka ardhur edhe vendimi nga Inspektorati i Punës.

IP ka gjetur një mori shkeljesh në vendimin e FFK-së për të shkarkuar Ahmetin nga detyra që ka mbajtur në Federatë.

“Eroll Salihu paska dhënë deklaratë se IP nuk bjen vendime por vetëm rekomandime. Me siguri Erolli eshte ne ndonje komision parlamentar duke punuar ne draftimin e ligjit te ri per inpektoratin e ndoshta e ka ngatrruar me ligjin ne fuqi (çudi që nuk ka kërkuar nga UEFA e FIFA ti tregojnë se si te veproj ne këtë rast!)”, ka thëne Ahmeti për Indeksonline.

Kjo përgjigje ka ardhur pasi për cdo më të voglin rast drejtuesit e Federatës kanë kërkuar ndihma te UEFA.

Vlenë të theksohet se FFK ende nuk po merr guximin ta pushoj nga detyra Agim Ademin edhe pse ky i fundit është dënuar nga shkalla e dytë me 9 muaj burg efektiv pasi iu vërtetua akuza për zhvatje dhe mashtrim.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë