Loading…

Arifi për çështjen e presidentit: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse është i sigurt që s’votohet

  • 03/03/2026 | 22:30

Arifi për çështjen e presidentit: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse është i sigurt që s’votohet

Komentatori politik, Avni Arifi, ka folur për çështjen e presidentit, duke thënë se e vetmja mënyrë se si kryeministri i vendit, Albin Kurti, do ta propozonte presidenten aktuale, Vjosa Osmani, është nëse ai është i sigurt se kjo e fundit nuk votohet, transmeton Gazeta Metro.


Arifi në Rubikon në Klan Kosova, gjithashtu përmendi se Vjosa Osmani ka pasur gjithmonë një orientim pro-amerikan, gjë që ka penguar Kurtin.

“Ekziston një përkrahje e madhe për Vjosën tek militantët e VV-së, dhe ka edhe votues të partive të tjera që mendojnë se Vjosa është zgjedhja më e mirë. Kjo mund të ndodhë në momentin e fundit, kur e di që nuk do të zgjidhet, për të ruajtur kalkulimet e tij politike”, u shpreh Arifi.

Sipas Arifit, Osmani ka pasur gjithmonë një orientim pro-amerikan, gjë që nuk e ka pasur Kurti, dhe kjo e ka penguar Kurtin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë