Policia ka gjetur një ari të murrmë duke fjetur në dollap në një shtëpi në shtetin amerikan Montana, transmeton Gazeta Metro.
Besohet se ariu ka hyrë rastësisht në shtëpi dhe disi ia ka dalë të mbyllë derën, ka bërë të ditur zyra e sherifit në Facebook.
Duke u përpjekur të dalë, auriu e ka bërë rrëmijë dhomën, është lodhur dhe pastaj ka hyrë në dollap dhe është shtrirë.
Policët kanë provuar ta zgjojnë duke bërë zhurmë, por ariu vetëm ka gogësitur dhe ka vazhduar të kotet.
Kafsha më vonë është kthyer në natyrë.
Policia ua ka tërhequr vërejtjen banorëve të Montanës që t’i mbyillin dyart e shtëpive të tyre, sepse kjo nuk është hera e parë që ariu hyn në shtëpi./gazetametro.net