Loading…

Ariu rrezikon banorët e Zborcit të Shtimes (Video)

  • 28/05/2017 | 20:45

Ariu rrezikon banorët e Zborcit të Shtimes (Video)

Një bletar nga Zborci i Shtimes, u dëmtua goxha shumë nga një ari. Ky i fundit ia shkatërroi kosheret, duke e lënë pa mjaltë këtë pranverë.


Fat të njëjtë, ditë me parë pati edhe një bletar tjetër i kësaj ane.

Ata kërkuan nga organet kompetente që t’i dalin në ndihmë që kjo mos të përsëritët.

“Ka ardhë ariu dhe i ka dëmtu dy bletë në tërësi”, tha për Klan Kosovën bletari Shaban Halimi.

Edhe bletët e një bletari tjetër në këtë fshat u dëmtua po nga një ari.

Ruzhdi Shaqiri menjëherë mori masa që të siguroj vendim me tela me energji elektrike që kafshët e egra të mos depërtojnë tek bletët

“Kam pas aparatin për mbrojtjen e bletëve prej kafshëve edhe e kam montu. S’ka pasë më problem. Kurse natën e mbrëmshme është sjellë disa herë këtu pari , e ka prekë telin këtu dhe ka ikë”, tha ai.

Dëmi që i është shkaktuar këtij bletari ka vlerën e rreth 900 eurove.

Por bletarët e këtij fshati kanë frikë se ariu mund të bredh përsëri në këtë vend.

“Është egërsisë e fuqishme dhe nuk dihen veprimet e saj mirëpo po shihet që është e rrezikshme”, tha ai.

Tani bletarët e këtij fshati po kërkojnë nga organet kompetente që të marrin masa e të kujdesen që të parandalohen dëmet e tjera.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë