Loading…

Arkeologët gjejnë ‘iPhonin’ në varrin 2100 vjeçar

  • 11/09/2019 | 17:14

Arkeologët gjejnë ‘iPhonin’ në varrin 2100 vjeçar

Një ‘iPhone’ i jashtëzakonshëm 2.137 vjeçar është gjetur në varrin e një gruaje të re në një vend-varrosje misterioz, të quajtur ‘Atlantis rus’, transmeton Gazeta Metro.


Varri i fashionistes antike, e quajtur nga arkeologët ‘Natasha’, u gjet pas tharjes së një rezervuari në Siberi, gjatë verës.

Telefoni daton nga perandoria e lashtë Xiongnu – një komb i madh i nomadëve që sunduan zonën nga shekulli III para Krishtit deri në fund të shekullit të parë (I) pas Krishtit.

Në fakt, ajo që duket befasuese se telefoni smart, në të vërtetë  është i bërë nga shkëmb i zi  dhe me gurë të çmuar.

Dhe në vend që të ishte një pajisje teknologjike, blloku në të vërtetë u përdor si një tokëz për të shtrënguar rripin.

Arkeologu Dr. Pavel Leus tha: ‘Varrosja e Natasha’s me një ‘iPhone’  të epokës Hunnu (Xiongnu) mbetet një nga më interesantet në këtë zonë arkeologjike.’/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë