Loading…

Arkiva, struci dhe vaksina antishqiptare

  • Nga

  • FATON ABDULLAHU

  • 29/01/2022 | 21:03

Arkiva, struci dhe vaksina antishqiptare

Pasja e vaksinës së tretë si kusht për të hyrë në Kosovë është masë antishqiptare. A kam të drejtë të konstatoj kështu? Po. Sepse me këtë masë anti-covid u ndalohet një e drejtë elementare atyre (shumica shqiptarë) që duan të hyjnë në Kosovë për arsye nga më të ndryshme. Duhet të kesh mendësi kulturore dhe atdhetare krejt mospërfillëse për shqiptarët jashtë Kosovës që të vish me këtë masë nonshalante. Por ja që kjo ndodhi dhe vazhdon të jetë në fuqi. Keq.


Shkruan: Faton Abdullahu

Arkiva, sidomos sot, po bëhet mjeti më efikas demokratik në dorë të shoqërisë tonë, bile edhe secilit qytetarë. Me shpalosjen e arkivës demaskohet më së miri majtizmi populist i Qeverisë aktuale. Arkiva argumenton: qe çka keni thënë dje, qe çka po bëni sot. Votat e fituara me gënjeshtër dje, arkiva i bën penduese si premisë që nesër t’i jepen tjetërkujt.

Vonesat për të vepruar drejtë dhe me kohë në menaxhimin e situatës në energji është rezultat i mungesës së profesionalizmit të kësaj Qeverie. Guximi kryeneç, me potencë hamshore në mendësinë qeveritare ka nxitur që këtë vonesë ta kompensoj me veprime të shpejta, ad hock. Për rrjedhojë, fundi del – dështim prej axhamillëku. Këtë do ta paguaj qytetari i Kosovës nga xhepi i tij. Shumë keq

U tha me pompozitet patriotik për 28 Nëntor se hapen kufijtë me Shqipërinë. Se kjo mori fund dhe s’do të ketë kontroll ndërkufitar.  Tani, pak ditë më pare, qytetarët e Shqipërisë protestuan se ju ndalohet hyrja pa vaksinën e tretë. Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë kurrë nuk ka qenë më i ulët dhe më i pa perspektivë. Keq boll.

Dialogu me Serbinë do guxim dhe dije. Qeveria aktuale, sidomos në këtë segment, nuk e ka asnjërën. Qasja e saj tash sa kohë mbi dialogun është – shohim e bëjmë. Bile edhe më keq. Mendësia e Qeverisë sot mbi dialogun është si reagimi i përçudnum i strucit. Në ndërkohë kjo Qeveri vazhdon ta quaj krejt opozitën se është kriminale dhe tradhtare, edhe pse nesër pa opozitën nuk mund të kemi sukses kundër Serbisë në dialog.

( Faton Abdullahu është zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ).

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë