Loading…
Armando Sadiku shënon gol në ndeshjen e parë si titullar, Lugano arrin një fitore të rëndësishme
  • 16/02/2019 | 21:08

Armando Sadiku shënon gol në ndeshjen e parë si titullar, Lugano arrin një fitore të rëndësishme

Skuadra e Luganos ka arritur të shënoi një fitore të rëndësishme ndaj Luzernit në Superligën e Zvicrës, transmeton Gazeta Metro.


Lugano triumfoi si musafirë ndaj Luzernit me rezultatin 0-3, golat u shënuan nga Armando Sadiku në minutën e 32-të, Alexander Gerndt realizoi në të 77-tën dhe Jonathan Sabbatini vulosi fitoren në minutën e 86-të.

Për sulmuesin shqiptar, Armando Sadiku, kjo ishte vetëm paraqitja e tij e tretë për Luganon, pas vuajteve të shumëta nga lëndimi që kishte dhe besimin e dhënë nga trajneri i skuadrës e shpërbleu me gol sonte në ndeshjen e parë si titullar.

Pas kësaj fitore, Lugano tani ka 23 pikë në pozitën e tetë me 6 pikë larg zonës së rrezikshme dhe me vetëm dy pikë më pak se Luzerni që ndodhet në vendin e shtatë./gazetametro.net

Goli i shënuar nga Armando Sadiku:

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë