Loading…

Armatimi i Hezbollahut ndodhet pranë një depoje të gazit në Bejrut, sipas Netanyahu

  • 29/09/2020 | 22:34

Armatimi i Hezbollahut ndodhet pranë një depoje të gazit në Bejrut, sipas Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, akuzoi të martën grupin militant Hezbollah të Libanit për prodhimin e armëve pranë një “stacioni karburanti” në Bejrut, duke paralajmëruar për “një tjetër tragjedi” nëse ndodh ndonjë shpërthim. Izraeli ka akuzuar vazhdimisht lëvizjen shiite Hezbollah, të mbështetur nga armiku i Izraelit, Irani, për ndërtimin e raketave për të sulmuar shtetin hebre.


Në një fjalim përmes videos nga Jerusalemi, transmetuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Netanyahu paraqiti një hartë me koordinata që ai tha se tregonin një “depo sekrete armësh” në rrethinat jugore të Bejrutit.

Bejruti është ende duke u rimëkëmbur nga një shpërthim i 4 gushtit kur një rezervë e madhe me kimikate shpërtheu në portin e qytetit, duke vrarë më shumë se 190 njerëz, plagosur mijëra të tjerë dhe duke shkatërruar pjesë të mëdha të qytetit.

Fabrika e pretenduar e armëve është “disa metra larg një stacioni karburanti” në njërën anë dhe 50 metra nga një “kompani gazi” në anën tjetër.

Vendi është gjithashtu afër aeroportit ndërkombëtar të Bejrutit.

Netanyahu tregoi detaje të dy vendeve të tjera të pretenduara të prodhimit të raketave, në lagjet Lajlaki dhe Çoueifat të Bejrutit, të cilat ai tha se ndodheshin nën ndërtesa apartamentesh, raporton AFP.

“Unë u them popullit të Libanit se Irani dhe Hezbollahu qëllimisht ju kanë vënë në rrezik të madh ju dhe familjet tuaja”, tha Netanyahu.

Izraeli dhe Libani janë teknikisht në një gjendje lufte dhe kufiri i tyre i përbashkët, mbikqyret nga një forcë e Kombeve të Bashkuara. Në atë rajon shpesh ndodhin incidente.

Izraeli gjithashtu ka kryer dhjetëra sulme ajrore në caqet e Hezbollahut në Sirinë fqinje, ku grupi po lufton së bashku me qeverinë e presidentit, Bashar al-Assad.

Hezbollahu, si tërësi, konsiderohet grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Izraeli, Arabia Saudite dhe disa vende tjera të Bashkimit Evropian.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë