Loading…

Armend Muja e merr ‘model’ Abelard Tahirin çohet në këmbë dhe flet për ZRRE’në

  • 26/05/2022 | 11:47

Armend Muja e merr ‘model’ Abelard Tahirin çohet në këmbë dhe flet për ZRRE’në

Tash e një kohë shefi i grupit parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri çohet në këmbë kur diskuton në Kuvend të Kosovës, njësoj veproi sot deputeti i VV’së, Armend Muja.


Muja mori fjalën dhe u ngritë në këmbë duke thënë se nga shtrenjtimi i rrymës janë prekur veç ata që shpenzojnë shumë, e që sipas tij janë shtresat e pasura të shoqërisë.

“Kur na ka zënë kriza, i kemi pasë dy opsione, me ua shtrenjtu të gjithëve ngapak, ose me ua shtrenjtu atyre që shpenzojnë më së shumti. Dhe Rregullatori ka vendos me ua shtrenjtu atyre që e shpenzojnë… Cila është logjika që ne t’i subvencionojmë shtresat e pasura?”, tha ai.

Muja tha se kërkesa për tërheqjen e një pjese të kursimeve nga Trusti, ka për qëllim që të përfitojnë të pasurit.

“E njëjta është edhe te Trusti. Kërkesa për Trustin e ka qëllimin që të përfitojnë 60 mijë qytetarë, kryesisht shtresa të pasura të shoqërisë. Pra, janë bërë disa milionerë këtu që kanë qenë në pushtet qe një dekadë, tash iu ka shtrenjtu rryma edhe po ankohen. Villat edhe veturat e shtrenjta le t’i financojnë vetë”, tha ai.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë