Analisti Armend Muja, i cili së fundmi aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje, dikur kishte postime të shumta që kritikon partinë që ai zgjodhi tani. Madje ai në një nga këto postime i cilësonte politikanët e Kosovës si ‘’të dobët’’ dhe ‘’llafexhi’’, shkruan Gazeta Metro.
Në postimin e tij përmendej edhe Vlora Çitaku, e cila shërbeu si ambasadore në SHBA, ku thuhej se kishte vënë në gatishmëri administratën amerikane për çështjen e shkëmbimit të territoreve.
Muja tallej me këtë ide, duke shtuar se ndikimi i administratës Trump ka dalur i vështirë edhe për Merkelin.
Tutje, Muja i konsideron të gjithë liderët burra të Kosovës, përfshirë edhe Kurtin si ‘’ te dobet, jo-inteligjent, llafexhi e jo-punetore.’’
Ky ishte statusi i plotë:
‘’ Ne vazhden e naivitetit politik dhe personalizimit te politikes u sygjerua qe Vlora Citaku po vnon ne levizje gjithe administraten e superfuqise boterore te SHBA-se. Influenca ne administraten Trump eshte provuar te jete e veshtire edhe per lidere te medha si Merkel. Por nese Znj.Citaku ka arritur kete rrallesi boterore atehere une sygjeroj qe te njejten te propozojme per te udhehequr vendin. Edhe ashtu ‘burrrat’ e politikes se Kosoves jane provuar te jene te dobet, jo-inteligjent, llafexhi e jo-punetore. Tek e fundit nje vend i vogel si Kosova, me resurse te kufizuara politike, ekonomike dhe njerezore, ka nevoje per nje supernjeri per te tejkaluar influencen ne rritje te Serbise. Beogradi ka rrahur me lehtesi ‘burrat’ e Kosoves keto vite.’’/gazetametro.net