‘Vrojtuesit e Lagjës’, të hënën kanë publikuar një fotografi të veturës së deputeti të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, të parkuar në një zonë të gjelbër në kryeqytet, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit duke i akuzuar për shpifje, dhe kinse vetura nuk është e tija. Por po del të jetë një gënjeshtër publike nga ana e tij, pasi që vetura ishte pikërisht e deputetit të VV’së, shkruan Gazeta Metro.
Faqja e ‘Vrojtuesve të Lagjës’ në Facebook, që raporton për parregullsitë në kryeqytet si dhe shkeljet nga qytetarët, gjatë ditës së hënë ka publikuar një fotografi të veturës së deputetit të VV’së Armend Muja, e cila ishte e parkuar në zonë të gjelbër.
Pas këtij raportimi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Muja, i cili tha se kjo çfarë kishin publikuar ‘Vrojtuesit e Lagjës’ ishte shpifje, duke aluduar se vetura e tipit ‘Range Rover’ e parkuar në zënën e gjelbër në kryeqytet nuk është e tij.
“Mos shpif! Sa u ktheva nga Kuvendi dhe kam udhëtuar me taxi”, ka shkruar Muja, duke aluduar që nuk ishte vetura e tij.
Por krejt kjo po del të jetë një gënjeshtër dhe mashtrim i Mujës. Pasi që tabelat e veturës që janë publikuar nga ‘Vrojtuesit e Lagjës’, përputhen me tabelat e veturës së deputetit, shkruan Gazeta Metro.
Muja i VV’së edhe pse është deputet i zgjedhur nga populli, nuk hezitojë të mashtrojë qytetarët duke e mohuar se vetura ishte e tija, jo që nuk e pranoj shkeljen që kishte bërë dhe të kërkonte falje, por dhe guxoj t’i quaj shpifës ata që e denoncuan rastin.
Gazeta Metro ka siguruar një fotografi ku shihet deputeti Muja pranë veturës së tij, të tipit ‘Range Rover’ dhe me tabela të njëjta të veturës e cila është denoncuar nga ‘Vrojtuesit e Lagjës’ për parkim në zonë të gjelbër në kryeqytet, vend ky i ndaluar.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, pranë veturës së tij, të tipit Range Rover.
Në pyetjen që i është bërë Mujës, nëse këto tabela janë të veturës së tij ai nuk është përgjigjur./gazetametro.net