Faqja zyrtare e UEFA Conference League në Instagram ka publikuar një ‘selfie’ të mbrojtësit të Ballkanit, Armend Thaqi, transmeton Gazeta Metro.
Faqja e tyre me rreth 811 mijë ndjekës ka publikuar fotografinë e golashënuesit më të mirë në grupe te suharekasit.
Ndërsa, fotografia është publikuar edhe në faqen e tyre zyrtare në Twitter.
Armend Thaqi 🇽🇰🤳#UECL pic.twitter.com/YtBkdgURYO
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) October 26, 2022
Gjithashtu dje ishte bërë e ditur se televizioni i shtëpisë së futbollit UEFA, ka zbarkuar në Kosovë për të realizuar një storie televizive për skuadrën e Ballkanit.
Kujtojmë se më herët goli i shënuar nga mbrojtësi 30-vjeçar në ndeshjen kundër Sivasspor në Turqi ishte shpallur goli më i mirë i xhiros së tretë.
Ai po tregon performanca të jashtëzakonshme në sezonin debutues të ndonjë ekipi kosovar në grupet e Conference League, ku ka arritur të realizoi tre gola dhe ka dhuruar dy asistime. /gazetametro.net
Televizioni i UEFA’s zbarkon në Prishtinë, realizon ‘dokumentar’ për Ballkanin