Një përshkallëzim më i madh në konfliktin mes Armenisë e Azerbajxhanit ka ndodhur pas njoftimit nga ministria e jashtme e Armenisë se aeroplani i tyre luftës, SU-25, është rrëzuar nga një turk F-16 ku ka vdekur edhe piloti armen. Armenia pretendon se kjo përballje kishte ndodhur në hapësirën armene ajrore, transmeton Gazeta Metro.
Ministria e Jashtme e Armenisë ka njoftuar se aeroplan që është prodhim sovjetik është rrëzuar pasi është goditur nga një aeroplan F-16 i Turqisë në hapësirën ajrore armene. Turqia, që e mbështet Azerbajxhanin në këtë konflikt e ka mohuar këtë.
Së paku 100 njerëz, përfshi civilë, kanë vdekur në tre ditë luftime rreth rajonit malor të diskutueshëm mes armenëve dhe azerbajxhanasve.
Enklave malore zyrtarisht është pjesë e Azerbajxhanit, por udhëhiqet nga armenë etnikë që prej 1994’s. Luftimet nisën tre ditë më parë dhe tani si duket konflikti po del jashtë rajonit Nagorno-Karabhak./gazetametro.net