Artikulli i gazetës serbe Blic se Ramush Haradinaj kontrabandonë armë përmes territorit të Serbisë në bashkëpunim me policinë e Novi Sadit, sot është komentuar edhe nga ministri i Brendshëm serb Nebojsa Stefanovic.
I pyetur nga mediat serbe për këtë temë, ai ka thënë se ajo çfarë di deri tani është vetëm ajo që ka lexuar në gazeta, transmeton gazetametro.net.
Kjo punë ka thënë se i takon Prokurorisë që ta hetojë. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje atyre policëve që dinë për këtë gjë të dalin të flasin publikisht.
“Unë nuk jam ne dijeni për këtë. Por kam ndegjuar nga mediat. Sa i përket kontrabandimit të armeve të liderit të AAK Ramush Haradinaj, në bashkepunim me policinë e Vojvodinës kjo është çeshtje per hetim nga prokuroria e jo nga ministria. Le të dalin policët që kanë dijeni për këtë dhe le të flasin te autoritetet” ka perfunduar Stefanovic.
Reagimi vjen pas pyetjeve te gazetareve lidhur me publikimet e fundit per implikimet e tregtimit ilegal me arme midis liderit të AAK-së dhe policisë së Novi Sadit, ku thuhet se këto armë më pas përfundojnë në duart e xhihadistëve në vatrat e luftës në Siri. /gazetametro.net