Loading…

Armët strategjike bërthamore mund të shfrytëzohen për të mbrojtur territoret e aneksuara në Ukrainë, tha Medvedev

  • 22/09/2022 | 13:54

Armët strategjike bërthamore mund të shfrytëzohen për të mbrojtur territoret e aneksuara në Ukrainë, tha Medvedev

Ish presidenti rus Dmitry Medvedev tha të enjten se Perëndimi dhe të gjithë qytetarët e shteteve të NATO’s në përgjithësi duhet ta kuptojnë se Rusia ka zgjedhur rrugën e vet. Reagimi i liderëve të lartë rus është parë edhe si akt dëshpërimi pas kundërsulmit ukrainas që ka dërrmuar forcat ruse në Donbas por kanë paralajmëruar poashtu që nuk duhet nënvlerësuar, transmeton Gazeta Metro.


Ish presidenti rus Dmitry Medvedev që tani shërben si zëvendës kryetar i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, tha se referendumet e planifikuara nga autoritetet e instaluara separatiste nga Rusia në pjesë të mëdha të territoret ukrainase do të mbahen dhe nuk ka kthim prapa.

“Kështu që, idiotë të ndryshëm me grada gjenerali nuk kanë nevojë të na trembin me fjalë për një sulm të NATO’s në Krime” ka shkruar Medvedev në Telegram. “Predhat hipersonike ka garanci se kanĽ mundësi të arrijnë caqet në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara shumë më shpejtë”.

Gjatë fjalimit të të mërkurës presidenti rus Vladimir Putin ku njoftoi për mobilizim të pjesshëm të ai shtoi edhe kërcënimin indirekt bërthamor ndaj Ukrainës dhe aleatëve perëndimor.

Ai pretendoi se shtetet perëndimore kishin ‘tejkaluar çdo kufi’ dhe kanë provuar të ‘shantazhojnë’ Rusinë me armë bërthamore.

“Ata që po provojnë të na shantazhojnë me armë bërthamore do të duhej ta dinë se era mund të kthehet në drejtimin e tyre” paralajmëroi presidenti rus, duke shtuar se Rusia do të shfrytëzojë “të gjitha mjetet e gatshme”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]ro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë