Loading…

Armina Mevlani: Vjehrra nuk mund të vijë kur të dojë në shtëpinë time

  • 24/11/2022 | 14:15

Armina Mevlani: Vjehrra nuk mund të vijë kur të dojë në shtëpinë time

Blogerja Armina Mevlani, teksa po fliste për temën “partneri im është çun mamaje” tha se vjehrra nuk mund të vijë kur të dojë në shtëpinë time.


Ajo lexoi një mesazh të një ndjekësje, ku thoshte se partneri i saj ishte një “djalë mamaje” dhe se ajo vinte për të bërë punët në shtëpinë e tyre.

“Ik nga çunat e mamit, sepse është skandal që burri të vazhdojë të jetë çun mami,” u shpreh Armina.

Në mesazhin e ndjekëses thuhej gjithashtu se mamaja e partnerit të saj vinte në shtëpinë e tyre për të bërë punët.

Sipas Arminës, kjo është një shkelje të privatësisë dhe mosrespekt ndaj vjehrrave.

“Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi. Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit.  Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde. Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët”.

“As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do ndjehesha keq ta bënte.”, u shpreh Armina./abcnews.al

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë