Loading…

Armina për Shkëlzenin: Jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte, tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë

  • 05/08/2022 | 08:27

Armina për Shkëlzenin: Jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte, tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë

Përmes një bisede pyetje-përgjigje të hapur për fansat në Instagram, Armina Mevlani iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj lidhur me dashurinë.


Historia e saj e dashurisë me Shkëlzenin, djalin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, gjithmonë zë vend në faqet rozë dhe në rrjetet sociale.

Dhe padyshim se në këtë bisedë pyetje-përgjigje me fansat, bukuroshja ka treguar edhe lidhjen e saj nëntëvjeçare. Njëra nga pyetjet ka pasur të bëjë me tërheqjen nga partneri që ka ndikuar në rezistimin kaq të gjatë të lidhjes së tyre.

“Që në momentin e parë që e kam parë jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte… Më pas me kalimin e kohës tek ai gjeta shumë gjëra”.

“Ndajmë të njëjtat këndvështrime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantikë, ëndërrimtarë, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt. Plotësojmë njëri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë”, ka thënë blogerja.

Derisa ka treguar se janë nëntë vite bashkë, Armina është pyetur për cilësitë e Shkëlzenit: “Është shumë me këmbë në tokë, shumë xhentil, me kulturë, i dashur dhe për më tepër i ndjeshëm, njëlloj si unë, për njerëzit dhe kafshët”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë