Loading…

‘Armiqësi’ e injorim total: Luana Vjollca shkëmben fjalë me Arbana Osmanin

  • 07/02/2021 | 21:49

‘Armiqësi’ e injorim total: Luana Vjollca shkëmben fjalë me Arbana Osmanin

E shtuna në Top Channel prej kohësh tashme është e Luana Vjollcës dhe Arbana Osmanit. Pas mbarimit të “Shiko kush luan”, nis transmetimin në “prime time” emisioni “Dua të të bëj të lumtur”.


Luana Vjollca e cila pas mbarimit të emisionit vendosi të largohet për disa ditë pushime por mesa duket që tani e mori malli për të shtunën e saj dhe nuk ngurron të pyesë fansat nëse edhe atyre i mungon “Shiko kush Luan”.

Në këtë postim të sajin ka shkruar njëra nga vajzat e stafit të Luanës nëse duhet të postojë promon e emisionit. Komenti i Arbanës nuk mund të kalonte pa u vënë re. Pas pak minutash është pikërisht ajo që do të jetë në transmetim në Top Channel dhe i shkruan: “Postoje”!

Për të treguar që promoja që duhej postuar sot është ajo e “Dua të të bëj të lumtur”. Pak “ironi” mes vajzash në këtë të shtunë ku emisionet e dy prej figurave të Top Channel i lanë stafetën njëri -tjetrit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë