Aktori legjendarë, Arnold Schwarzenegger iu nënshtrua një operacioni në zemër fundjavën e kaluar dhe së fundmi ai ka ndarë me fansat gjendjen e tij, transmeton Gazeta Metro.
Ylli “Terminator” po ndihet super mirë pasi ka vendosur një valvulë të re në aortë.
Heroi i veprimit postoi një foto të tij i shtrirë në një shtrat spitali në një klinikë në Cleveland dhe falënderoi stafin e spitalit.
“Falë ekipit të Klinikës Cleveland, unë kam një valvulë të re në aortë së bashku me valvulën time të re të mushkërive nga operacioni im i fundit. Ndihem fantastike. Faleminderit çdo mjeku dhe infermieri”, shkroi ai në Tëitter./gazetametro.net