Sipas portalit të lajmeve palestinez Amad, një epror i lartë ushtarak i organizatës terroriste Hamas është arrestuar për dyshim se kishte bashkëpunuar me Izraelin, transmeton Gazeta Metro.
Një komandant tjetër i krahut ushtarak të Hamas, Brigada Izzad ad-Din al Qassam raportohet se është arratisur nga Rripi i Gazës në mes të dyshimeve se kishte bashkëpunuar me Izraelin.
Ky person, që e kishte udhëhequr njësitin special të Hamas, kishte ikur nga Rripi i Gazës në anijen e Forcave të Mbrojtës së Izraelit sipas portalit palestinez Amad.
Ata thanë se komandanti i Hamas kishte me vete një llap top që përmbante “informacion të klasifikuar sekret dhe të rrezikshëm” për njësitin e special të Hamas, si dhe shuma parash dhe pajisje përgjimi që ishin në posedim të tij.
Një tjetër epror i lartë ushtarak i Hamas ishte arrestuar rishtas për dyshim se bashkëpunonte me Izraelin.
Ky person i identifikuar vetëm si Mohammed, ishte përgjegjës për rrjetin e komunikimit të grupit në qytetin e Gaza dhe kishte trajnuar anëtarët e Hamas për grumbullim informacioni dhe teknikë anti spiunazhi. Pretendohet se ai kishte nisur të punonte me agjencitë e inteligjencës së Izraelit në vitin 2009. Lidhjet e tij të supozuara ishin zbuluar kur ai kishte kërkuar nga vëllai i tij të merrte një shumë parash që ishin lënë afër një kontejneri mbeturinash.
Këto dy incidente e kanë shtyrë Hamas të ndërmarrë masa, përfshi thirrjen e disa anëtarëve për intervistë dhe ndryshimin e rrjetit të komunikimit dhe numrat e telefonave të zyrtarëve të lartë.
Krahu ushtarak i Hamas raportohet tani të jetë momentalisht në gjendje “histerie për sigurinë”, posaçërisht pas arrestit të shumë anëtarëve të tyre javëve të kaluara.
Forcat e sigurisë së Hamas kanë konfiskuar 500 mijë dollarë dhe shumë pajisje të elektronike përgjimi dhe spiunazhi.
Javën e kaluar gazeta e ndërlidhur me Hamas Al- Akhbar ka raportuar se Hamas ka zbuluar një “komplot të rrezikshëm të shërbimeve të inteligjencës së Izraelit për të nisur sulme ndaj caqeve të Hamas në Rripin e Gazës./gazetametro.net