Loading…

Arrestimi i Djuricit, më në fund flet kryeministri Haradinaj

  • 27/03/2018 | 14:06

Arrestimi i Djuricit, më në fund flet kryeministri Haradinaj

Edhe pse ndaj arrestimit të zyrtarit serb Marko Djuric të hënën kanë reaguar politikanë nga Prishtina,  Beogradi e Brukseli si dhe diplomatët e vendosur në Kosovë, kryeministri i vendit nuk e tha asnjë fjalë për këtë çështje.


Për herë të parë Ramush Haradinaj është prononcuar të martën, duke quajtur këtë veprim si jo të këndshëm por të domosdoshëm.

“Veprimi i djeshëm i arrestimit të zyrtarit të Serbisë, në këtë rast Marko Gjuriq, nuk ishte një veprim i këndshëm prej nesh, ishte veprim i pa alternativë sepse hyrja ishte ilegale, në këtë rast policia ka zbatuar urdhrat me profesionalizëm”, tha kryeministri, duke thënë se edhe për këtë rast vlejnë procedurat standarde.

Arrestimi i Djuric ka bërë që Qeveria e Serbisë të vendos tërheqjen e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë