Loading…

Arrestimi i Haradinajt e treni serb, dëm për stabilitetin në rajon

  • 17/01/2017 | 16:31

Arrestimi i Haradinajt e treni serb, dëm për stabilitetin në rajon

Zhvillimet e fundit në Kosovë, nga arrestimi i Ramush Haradinaj dy javë më parë në Francë e deri tek incidentet që provokoi treni serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi” ishin pjesë e debateve të sotme në Komisionin e Jashtëm.


Kryetarja e Komisionit, Arta Dade, ka thënë se po e ndjekin me shumë shqetësim situatën në Kosovë.

“Po shohim me shumë vëmendje ngjarjet e fundit, nga arrestimi i Haradinajt deri tek ngjarjet në kufirin kosovar. Do të zhvillojmë një seancë të posaçme për këtë qëllim dhe do të ftojmë ambasadorin shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi. Ngjarjet në Kosovë janë shqetësuese dhe të dëmshme për stabilitetin në rajon”, u shpreh Dade.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë