Loading…

Arrestimi i pjesëtarit të FSK’së në Serbi, reagon Presidenti Thaçi

  • 28/04/2018 | 17:08

Arrestimi i pjesëtarit të FSK’së në Serbi, reagon Presidenti Thaçi

Presidenti i Kosovës, para pak minutash ka reaguar ndaj arrestimit të pjesëtarit të FSK-së në Konçul të Serbisë.

“Autoritetet në Serbi po vazhdojnë me qasjen e tyre armiqësore ndaj qytetarëve tanë të komunitetit serb, të integruar në institucionet e Republikës së Kosovës. Është shumë shqetësues arrestimi i pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Milosh Shoshiq, nga policia serbe në vendkalimin kufitar të Konçulit”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.

“Veprimet e tilla janë kundër lëvizjes së lirë, kundër të drejtave të njeriut, kundër vlerave evropiane dhe janë goditje e rëndë edhe ndaj përpjekjeve tona për fqinjësi të mirë.

Për më tepër, këto veprime të policisë serbe vijnë vetëm pak ditë pasi liderët serbë kërcënuan pjesëtarët e FSK-së, qytetarë tanë të komunitetit serb, me arrestime vetëm pse janë pjesë e FSK-së, e cila shumë shpejt do të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës. Arrestimet dhe kërcënimet nuk mund të ndalin as procesin e transformimit të FSK-së dhe as rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, ka thënë ai.

KosovaPress ka raportuar më parë se Milosh Shoshiq është liruar para pak minutash. Këtë e ka konfirmuar ministri i FSK, Rrustem Berisha.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë