Inspektorati Policor i Kosovës po mban një konferencë të jashtëzakonshme për media e cila i referohet operacionit të sotshëm të zhvilluar nga hetuesit e IPK-së dhe arrestimeve të zyrtarëve të dyshuar policorë.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Hilmi Mehmeti, kryeprokurori i Prokurorisë në Mitrovicë, Shyqyri Syla, kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Sylë Hoxha dhe UD i udhëheqësit të Departamentit të Hetimeve Speciale, Exhevit Zuka.
Në këtë konferencë do të shpalosen detaje të operacionit të sotshëm dhe arrestimeve të zyrtarëve policorë.