Policia e Kosovës ka arritur që të arrestoj 11 persona të cilët dyshohen se kanë keqtrajtuar apo braktisur fëmijët. Po ashtu përmes këtij plani operativ policia ka identifikuar 36 fëmijë lëmoshkërkues.
Përmes një komunikate për media, policia bënë të ditur se plani është zbatuar në gjithë territorin e Kosovës, ku kanë qenë të përfshirë edhe prokuroritë në rajonet përkatëse, qendrat për punë sociale, drejtoria për migrim dhe të huaj, si dhe njësitë tjera relevante policore.
Policia thotë se fëmijët e identifikuar janë kryesisht nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, ku prej tyre 23 Shtetas Kosovar dhe 13 Shtetas Shqiptar.
“Shtetasit e huaj nga Shqipëria i janë dorëzuar njësisë përkatëse pranë Drejtorisë për Migrimi dhe te Huaj që të vazhdojnë me veprime bazuar në Ligjin për të huaj, ndërsa për shtetasit Kosovar, në konsultim me Prokurorit përkatëse, janë iniciuar 12 raste “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” sipas nenit 250 të Kodit Penal të Kosovës dhe janë dorëzuar Kallëzime penale kundër prindërve të fëmijëve lëmoshëkërkues në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.
Policia thekson se një nga rastet “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, neni 250 është përcjellë edhe me një raport plotësues të kallëzimit penal – Recidiviste.
Policia e Kosovës, thotë se mbetet e përkushtuar në realizimin e planeve operacionale të kësaj natyre, pasi ka raste të përsëritjes dhe paraqitjes së lëmoshkërkuesve në qytete të Kosovës./gazetametro.net