Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar dje dy zyrtarë policorë (një toger dhe një rreshter nga Stacioni Policor në Gjilan), lidhur me arratisjen e një personi të privuar nga liria deri sa ishte nën përkujdesjen e tyre.
Sipas njoftimit, arrestimit i kanë paraprirë disa veprime hetimore, pas të cilave me vendim të Prokurorit kompetent të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lirimi i kundërligjshëm i personit te privuar nga liria” nga neni 407 i KPRK-së, transmeton gazetametro.net.
IPK si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore ka rekomanduar Policisë së Kosovës vazhdimin e suspendimit edhe për 30 ditë për dy zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast.