Drejtori i Policisë për Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi ka thënë për Klan Kosova se gjatë javës së kaluar iu ka shkuar një njoftim me shkrim se 15 nga zyrtarët policorë të njësitit të trafikut nga jugu, duhet të paraqiten në Inspektoratin Policor të Kosovës.
Ai nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.
Më parë IPK ka nisur intervistimin e 21 zyrtarëve policorë, ku shumica nga ta janë serbë.
21 është numri i zyrtarëve policorë nga veriu, kurse 15 të tjerët nga jugu i Mitrovicës, në total 36.
I plotësuar:
Inspektorati Policor i Kosovës ( në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, pas një hetimi disa mujor është duke zhvilluar sot një operacion të gjerë lidhur me këtë hetim.
Në kuadër të këtij hetimi në Inspektoratin Policor janë ftuar për intervistim disa zyrtarë policorë të dyshuar për disa vepra penale.Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit do të organizojnë sot pasdite një konferencë të jashtëzakonshme ku do të shpalosen detajet e këtij hetimi.
21 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.
Sipas këtyre burimeve, të arrestuarit janë policë të trafikut, të cilët dyshohen për marrje ryshfeti.
Ja lista e policëve të dyshuar për ryshfet në veri të vendit:
Stevica Ignjatoviç
Srjan Miojeviç
Manojle Vlaskoviç
Milan Jovanoviç
Miljan Miliçeviç
Nedzad Islamoviç
Milan Vitkoviç
Milorad Mitrovic
Slavisa Filipoviç