Loading…

Arrestohen 3 vëllezër shqiptarë në Itali, u sekuestrohen firma, prona e 13 mln euro

  • 09/02/2017 | 22:38

Arrestohen 3 vëllezër shqiptarë në Itali, u sekuestrohen firma, prona e 13 mln euro

Vëllezërit Sallaku janë përsëri në telashe. Pas operacionit “Laguna”, i cili zbuloi dhe shkatërroi një grup kriminal italo­shqiptar, përgjegjës për shumë krime ekonomiko­financiare, Guardia di Finanza e Breshias ka nisur “Laguna due”.

Policia italiane e qytetit të Breshias ka ekzekutuar sot operacionin “Laguna 2” i cili ka çuar në arrestimin e 3 sipërmarrësve shqiptarë, vëllezërit Gëzim, Isuf e Sajmir Sallaku si dhe ka sekuestruar pasurinë e tyre me një vlerë prej 13 milionë euro.

Akuza ndaj vëllezërve Sallaku është evazioni fiskal duke iu sekuestruar 18 shoqëri, 70 objekte, 50 makina dhe një barkë.

Vëllezërit Sallaku janë vënë në hetim kohë më parë nga Financa italiane në kuadër të operacionit “Laguna” i cili i akuzonte për krim ekonomik e financiar.

Operacioni i sotëm “Laguna 2” ka zbardhur akvitetin ilegal të vëllezërve Sallaku që arrinin të fitonin të gjitha tenderat publike në territor, falë faturave të falsifikuara dhe kompensimeve të paligjshme.

Gjithçka organizohej në bazë të një skeme piramidale e ndërtuar në 3 nivele. Në majë të piramidës qëndronin shoqëritë sipërmarrëse të vëllezërve Sallaku të cilat për shkak të ngjarjeve të mëparshme nuk kishin të drejtë për të marrë pjesë në tendera duke shfrytëzuar me anë të faturimeve falso e pagesave të paligjshme, shoqëri më të vogla sipërmarrësish që vepronin për llogari të tyre.

Në bazë të piramidës ishin kantieret e ndërtimit në pronësi po të personave të përdorur për interesat ekonomike të vëllezërve Sallaku.

Operacioni i sotëm “Laguna 2” ka çuar në arrestimin dhe të ekonomistit të tyre, italianit Giovanni Lazzari, si dhe vënien nën hetim 28 persona të tjerë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë