Loading…
Arrestohen 4 persona: Ndihmonin ISIS’in financiarisht
  • 22/05/2019 | 15:05

Arrestohen 4 persona: Ndihmonin ISIS’in financiarisht

Katër persona janë arrestuar sot në Gjermani pasi që dyshohet se kanë mbështetur financiarisht Shtetin Islamik, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin e ka konfirmuar prokurorja e Hamburgut, Jana Frombach.

“Unë mund të konfirmoj katër urdhërarreste të lëshuara nga gjykata më e lartë shtetërore”, tha Frombach duke konfirmuar një raport të gazetës ”Kieler Nachrichten”.

Arrestimet u kryen në qytetin e Neumuenster, në shtetin verior të Schleswig-Holstein.

Sipas raporteve të medias, në vitin 2017, një vlerë prej mijëra eurosh u mor nga një grua nga Schlesëig-Holstein, e cila ka emigruar në Siri dhe është bashkuar me Shtetin Islamik.

”Të arrestuarit akuzohen për mbështetjen e përbashkët të një organizate terroriste të huaj”, tha Frombach.

Përpara arrestimeve u kontrolluan dy lokalitete në Neumuenster dhe një në Hamburg./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë