Loading…

Arrestohen 5 persona në Gjakovë: Organizuan ahengje familjare

  • 02/08/2020 | 13:58

Arrestohen 5 persona në Gjakovë: Organizuan ahengje familjare

Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar pesë qytetar nga Gjakova gjatë mbrëmjes së shkuar, për mos respektim të masave mbrojtëse antiCovid, shkruan Gazeta Metro.


Mbrëmë Policia e Kosovës bashkë me Inspektoratin e Kosovës kanë nisë një aksion të gjerë në tërë Kosovën, për të monitoruar se sa po respektohen masat anti-COVID nga personat fizik dhe juridik të vendosura nga qeveria e Kosovës.

Në qytetin e Gjakovës, janë arrestuar pesë persona, për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Personat në fjalë kanë organizuar ahengje familjare në lokale të ndryshme duke mos respektuar e rekomanduara nga Qeveria.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Vlen të thuhet se ky aksion është u zhvilluar në tërë Kosovën, ndërsa në Gjakovë ka pasur mbyllje të disa lokaleve për mos respektimin e masave antiCovid.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka qenë i ashpër gjatë paraqitjes para medieve duke thënë se do të ndërmarrim masa të menjëhershëm ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat mbrojtëse, kjo për shkak të rëndimit të gjendjes epidemiologjike në vendë.

Mbylljen e lokaleve për mos respektim të masave antiCovid-19, e kishte paralajmëruar edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

“Policia e Kosovës deri më tani ka bërë 11, 824 fletë-paraqitje të cilat i kemi dërguar tek inspektorët sanitarë dhe këto fletëparaqitje do të shndërrohen në gjoba. Kemi bërë 14, 101 vërejtje qytetarëve, të cilat janë vërejtje me shkrim, të cilat janë të evidentuara në data bazat tonë. Dhe konsideroj që dhe u bëj thirrje policëve të Kosovës që tani e tutje mos të lejojnë qytetarët e Kosovës të cilët nuk respektojnë vendimet e qeverisë, masat mbrojtëse dhe të sanksionojnë të gjithë. Po ashtu së bashku me inspektorët sanitarë që të shtojnë inspektimet në operatorë ekonomikë, në lokale, markete dhe autobusë”, ka deklaruar Qalaj.

Duhet theksuar se vetëm gjatë tri ditë të fundit në Kosovë kanë vdekur 41 persona nga koronavirusi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë