Loading…

Arrestohen 5 persona për kontrabandim, falsifikim dokumentesh dhe shmangie nga tatimi: Këta janë emrat

  • 11/04/2018 | 16:59

Arrestohen 5 persona për kontrabandim, falsifikim dokumentesh dhe shmangie nga tatimi: Këta janë emrat

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor gjatë të cilit ka arrestuar 5 persona, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer vepra penale si ‘kontrabandim i migrantëve’, ‘falsifik dokumentesh’ dhe ‘shmangje nga tatimi, përcjell gazetametro.net.


‘Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e shtetit, pas hetimeve intensive të kryera, lidhur me veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, që në vazhdimësi merreshin me kryerjen e veprave penale të ‘kontrabandimit të migrantëve’, ‘falsifikimin e dokumenteve’ dhe ‘shmangie nga tatimi’ ka realizuar një operacion policor, që ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar’ thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu është kryer kontrolli i shtëpive dhe lokaleve përcjellëse që ishin pro9në e të dyshuarve, me qëllim të mbledhjes së  provave për veprimtarinë kriminale të tyre.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 11 prill 2018 në rajonin e Prishtinës (në pesë lokacione), dhe Gjakovës (në një lokacion), është kryer kontrolli i shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, pronë e të dyshuarve, me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve,’  thuhet tutje në njoftim

Personat e arrestuar në këtë rast janë:

  • Sh. Sh. lindur me 1961 shqiptar/kosovar
  • I. S. lindur me 1974 shqiptar/kosovar
  • N. B. lindur me 1966 shqiptar/kosovar
  • Xh. N. lindur me 1962 shqiptar/kosovar
  • A. T. lindur me 1987 shqiptar/kosovar

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

  • 2 armë të gjata
  • 5 armë të shkurta kalibri i ndryshëm
  • 175 fishekë kalibër të ndryshëm
  • 4 vula të firmave të ndryshme
  • 2 pasaporta
  • dokumente të tjera që vlejnë për procedurë të mëtejme gjyqësore.

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë