Loading…

Arrestohen 7 persona, falsifikuan kartela bankare

  • 16/03/2017 | 14:44

Arrestohen 7 persona, falsifikuan kartela bankare

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë (7) persona nën dyshimin e bazuar për ‘hyrje në sistem kompjuterik’ dhe ‘klonim të kartelave bankare’


Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori i Hetimeve të Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit nga Njësiti ekonomiko-financiar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas hetimeve intensive të kryera për një kohë të gjatë, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me kryerjen e veprave penale, nga nenet 307 dhe 339 të KPRK, të hyrjes në sisteme kompjuterike, klonim dhe keqpërdorim të kartelave bankare, ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 16.03.2016 në rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt, (në shtatë lokacione), është realizuar operacioni policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e shtatë (7) personave të dyshuar.

Si vazhdimësi e këtij operacioni policor janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.

Janë sekuestruar si prova materiale:

1 pajisje për klonim të kartelave bankare, 27 kartela bankare, dyshohen të falsifikuara, 6 kompjuterë, 11 telefona celularë, 9 laptop,1 IPAD,7 USB, 1 DVR, 4 armë kalibrash të ndryshme

37 fishekë, 4 hard disqe, 8220 euro para të gatshme-dyshohet se rrjedhin nga veprat e lartcekura.

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit, ndalohen për 48 orë në mbajtje policore, për të vazhduar me procedura të mëtejme gjyqësore.

paret-a

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit:

  • R. D. lindur  me 1998                   kosovar/shqiptar
  • F. XH. lindur  me 1996                   kosovar/shqiptar
  • E. A. lindur  me 1991                   kosovar/shqiptar
  • SH. J. lindur  me 1987                   kosovar/shqiptar
  • SH. J. lindur  me 1990                   kosovar/shqiptar
  • O. Z. lindur  me 1995                   kosovar/shqiptar
  • V. H. lindur  me 1981                   kosovar/shqiptar /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë