Loading…

Arrestohen 7 vajza, shtetase të huaja në Gjilan, po punonin ilegalisht

  • 01/05/2021 | 08:34

Arrestohen 7 vajza, shtetase të huaja në Gjilan, po punonin ilegalisht

Shtatë femra janë arrestuar në Ranillug, pasi siç ka mësuar Sinjali, ato nuk kishin leje pune afatshkurtër për të huaj dhe po punonin ilegalisht.


Sinjali ka siguruar detaje nga burimet në Polici se si ndodhi arrestimi më datë 29 prill, rreth orës 22:20 në fshatin Dumarovc të Ranillugut.

Në datën e lartcekur, Policia e Kosovës nën patrullimet e zakonshme shkoi edhe në këtë fshat.

Siç ka mësuar Sinjali, në restorantin “Dubai”, ka arrestuar 7 femra, 5 prej tyre shtetase të Serbisë dhe njëra malazeze. Një prej tyre nuk dihet nga cili shtet ishte.

Sinjali po ashtu ka mësuar se të njëjtat, aty kishin qenë duke punuar pa leje.

Për këtë rast është konsultuar edhe Njësia për Migrim, dhe siç ka mësuar Sinjali prej burimeve, atyre u janë konfiskuar letërnjoftimet identifikuese dhe u është lëshuar dokumenti mbi konfiskim.

Po ashtu, dje me datë 30 prill, Sinjali mësoi se ato janë obliguar të lajmërohen në Pikë Kalimin Kufitar në Lindje, Kaçanik, në zyrën e Migrimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë