Loading…

Arrestohen 9 serbë të Bosnjës nën akuzat për krime të luftës

  • 16/09/2020 | 16:34

Arrestohen 9 serbë të Bosnjës nën akuzat për krime të luftës

Autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë thonë se ata kanë arrestuar nëntë serbë etnikë të dyshuar për përfshirje në vrasjet e 44 civilëve myslimanë gjatë luftës së Bosnjës më 1992-95.


Nëntë burrat, të gjithë ish-oficerë dhe ushtarë serbë të Bosnjës, dyshohet se kanë “planifikuar, organizuar dhe marrë pjesë” në vrasjet dhe persekutimin e civilëve myslimanë në zonën e Sokollacit në Bosnjën juglindore, njoftoi zyra e prokurorit më 16 shtator.

Në shtator të vitit 1992, forcat serbe të Bosnjës rrethuan fshatin Novoseoci, rreth 40 kilometra nga Sarajeva, pastaj i dërguan fshatarët meshkuj në një deponi mbeturinash dhe i qëlluan për vdekje, thuhet në deklaratë.

Gratë dhe fëmijët u dëbuan nga fshati.

Një xhami në Novoseoci u shkatërrua më vonë dhe mbeturinat e saj u hodhën mbi eshtrat e të vrarëve. Në mesin e viktimave, të moshës 14-82 vjeç, gjithashtu është edhe një grua e cila është vrarë gjatë sulmit.

Prokurorët boshnjakë thanë se ish-komandanti serb, Radislav Krstic është gjithashtu i dyshuar në këtë çështje dhe do të merret në pyetje në Poloni, ku ai po vuan një dënim prej 35-vjetësh të cilin ia ka shqiptuar gjykata e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

Autoritetet boshnjake do të kërkojnë ekstradimin e një të dyshuari të 11-të, të identifikuar si K.N., i cili aktualisht banon në Kanada, njoftuan prokurorët.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë